Ozil: Refuzova Interin për Realin

dardanmiftari | Wednesday, March 28, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Real Madridit, Mesut Ozil, ka zbuluar se ai ka pasur shansin t’i bashkohet Interit pas Kupës Botërore 2010, por kishte zgjedhur të transferohet në Santiago Bernabeu.

“Është e vërtetë se në vitin 2010 kisha oferta nga disa top klube evropiane. Këtu përfshihet Interi. Por vendimi për të shkuar te Reali ishte absolutisht i qëlluari. Është klubi më i mirë në botë dhe do të doja t’i jap fund karrierës këtu”.

“Jam vetëm 23-vjeçar, nuk do ta arrij kulmin tim edhe për shumë kohë. Do të bëhem vetëm më i mirë. Jam i përqendruar plotësisht te Madrid dhe te skuadra kombëtare, pasi ne mund të bëjmë histori këtë vit”.

“Ne mund ta fitojmë La Ligën edhe Ligën e Kampionëve, dhe gjatë verës edhe Kampionatin Evropian me Gjermaninë”, ka thënë Ozil për Sport Bild.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...