Trapattoni: Juve para Milanit

dardanmiftari | Friday, March 02, 2012 | 0 Komente

Strategu legjendar italian, Giovanni Trapattoni, beson se Milani është një hap prapa Juventusit në luftën për titull të kampionit në Serie A.

“Nuk ka favorit, por ata dallojnë. Milani ka më shumë cilësi individuale, ata i zgjidhin momentet e vështira me Ibrahimovicin dhe Boatengun”.

“Juventusi është më kompakt, më i baraspeshuar, më i përshtatur, ata vrapojnë dhe besojnë në aftësitë e trajnerit të tyre. Por, tani është koha e pyetjeve pasi jemi duke hyrë në një fazë kruciale e sezonit. Me Milain në Ligën e Kampionëve, Juventusi e ka përparësinë e lehtë në Serie A”, deklaroi Trapattoni.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...