Wenger: Ishim këmbëngulës

dardanmiftari | Tuesday, March 13, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i ngazëllyer me qasjen “kurrë mos u dorëzo” të shfaqur nga lojtarët e tij në fitoren e mbrëmshme ndaj Newcastle United.

Thomas Vermaelen shënoi gol në minutën e katërt të kohës shtesë, për të ndihmuar Arsenalin të nxjerrë pikë të plota nga takimi dhe t’i afrohet në vetëm një pikë pozitës së tretë, ku pozicionohet Tottenhami.

“Ishte një ndeshje e një përkushtimi absolut sonte nga të dyja skuadrat, ju duhet t’ia jepni meritat edhe Newcastle”.

“Duhej diçka e veçantë për t’i mposhtur ata sonte. Dhe ajo çfarë i mposhti ata ishin përpjekjet tona të pamëshirshme sonte vetëm për ta fituar ndeshjen, dhe ne thjesht nuk ndaluam, dhe në fund e fituam atë”, ka thënë Wenger për Sky Sports.

I pyetur nëse ka menduar se ata mund të mos fitonin, francezi është përgjigjur: “Kurrë, i thash asistentit tim në minutën e fundit: ‘Edhe një sulm dhe do të shënojmë’, andaj kisha shumë besim”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...