Ancelotti: Nuk ka mbaruar epoka e Barçës

dardanmiftari | Thursday, April 26, 2012 | 0 Komente

Trajneri i PSG-së, Carlo Ancelotti, ka këmbëngulur se Barcelona do të kthehet më e fuqishme se kurrë sezonin e ardhshëm, që duhet t’i japë fund zhgënjimit të pësuar nga Blaugranët këtë edicion.
“Derisa Messi, Xavi, Iniesta dhe pjesa tjetër e ekipit të mos ndahen, nuk është mirë të themi se epoka e tyre ka mbaruar. Barcelona nuk është harxhuar. Përkundrazi, ata do të kthehen më të fortë se kurrë”.

“Ata thonë se Messi është jashtë formës vetëm për një penalti të dështuar, por është naive të kritikojmë Messin, i cili është lojtari më i mirë në botë. Guardiola është fantastik, ai ka fituar gjithçka dhe argëtoi botën me filozofinë e tij. Pse duhet që ai të ndërrojë ekip? Është e lehtë të bëjmë pohime nga prapaskena. Ndoshta ata janë lodhur. Ju duhet të merrni parasysh fuqizimin e rivalëve. Real Madridi ishte më konsistent dhe më konkret në La Liga dhe ata merituan fitoren në Camp Nou”, ka deklaruar ‘Carlito’.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...