Butragueno: Sezon i mirë për Realin

dardanmiftari | Thursday, April 26, 2012 | 0 Komente

Drejtori i Real Madridit, Emilio Butragueno, ka refuzuar që të hedhë poshtë të bëmat e lojtarëve të tij gjatë sezonit pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, duke thënë se përkundër kësaj, madrilenët mund të jenë të kënaqur me sezonin e tyre.
“Ekipi po kalon sezon të jashtëzakonshëm. Statistikat tona në La liga janë të pa besueshme dhe ne kemi shkuar shumë larg në këtë kompeticion. Ne nuk mund të kërkojmë më shumë nga lojtarët tanë”.

“Ekipi tentoi, bëri gjithçka për të arritur në finale dhe ne jemi krenarë me lojtarët tanë. Ne jemi përballur me një ekip me karakter shumë të madh, të jashtëzakonshëm. Lodhja ishte evidente për të dyja palët. Penaltitë ishin të pa parashikueshme dhe shpeshherë janë fituar nga ekipi më i inspiruar”, ka thënë Butragueno.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...