Benitez: Milani i Sacchit, më i mirë se Barca sot

dardanmiftari | Monday, April 02, 2012 | 0 Komente

Ish-trajneri i Interit, Rafael Benitez, ndjen se Barcelona nuk është ekipi më i mirë i të gjitha kohërave, për shkak se beson që Milani i legjendarit Arrigo Sacchi është shumë më cilësor.
“A është Barcelona ekipi më i mirë që kam parë në jetën time? Të jem i drejt unë jam adhurues i Milanit të kohës së Van Bastenit dhe të Ruud Gullitit, ndërsa të gjithë këta lojtarë u drejtuan nga legjendari Arrigo Sacchi”.

“Ata ishin duke bërë vërtet mirë, ata ishin shumë dominant. Barcelona ka qenë pak a shumë e ngjashme dhe shpeshherë kemi parë ekipet tjera ta sfidojnë vërtet Barcën. Më kujtohet që Real Madridi ishte fantastik dhe nuk mundi të bëjë asgjë ndaj Sacchit të Milanit. Megjithatë, Milani është ekip i madh”, ka thënë Benitez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...