Dzeko: Besojmë në titull

dardanmiftari | Monday, April 02, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Manchester Cityt, Edin Dzeko ka refuzuar që të dorëzohet në luftën për titull të kampionit në Ligën Premier, duke thënë se ‘citizens’ kanë shpresa, përkundër brazimit vdekjeprurës ndaj Sunderlandit.
“Janë edhe shtatë ndeshje për t’u luajtur dhe ne nuk duhet të lëshojmë pikë, përderisa Manchester United ju garantoj se do të lëshojë pikë. Unë shpresoj se do ta fitojmë titullin. Të shohim se çfarë do të bëjmë ndaj Arsenalit”.

“Ata po luftojnë për Ligën e Kampionëve, kështu që nuk do të jetë lehtë. Duhet të jetë ndeshje shumë e mirë ajo. Me rëndësi është edhe ndeshja e Blackburnit ndaj United, pasi po luftohet për mbijetesë. Kështu që shumë gjëra janë në lojë dhe nuk dihet asgjë deri në fund”, është shprehur Dzeko.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...