Cech lavdëron paraqitjen e Terryt kundër Barcës

dardanmiftari | Friday, April 20, 2012 | 0 Komente

Portieri i Chelseat, Petr Cech, ka lavdëruar John Terryn pas paraqitjes së tij në fitoren 1-0 ndaj Barcelonës.
“Ju mund ta shihni se sa shumë ai dëshiron të jetë në fushë gjithë kohën. Ka vetëm dy mënyra për t’u përballur me dhimbjen – ose e pranoni atë dhe qëndroni në shtëpi, ose nuk e pranoni atë dhe kaloni nëpër gjithë atë dhimbje dhe luani”.

“JT gjithmonë ka qenë kështu. Nuk jam i befasuar. Kam luajtur 14 muaj me dhimbje në kraharor. Dhe mendoj ndonjëherë, si e bëra këtë? E bëra pasi doja të jem pjesë e skuadrës dhe të fitoj tituj, nuk doja të pushoj”.

“Ju do të arrini te një pikë ku nuk mund të bëni më. Por nëse koka juaj është e gatshme ta pranojë dhimbjen, atëherë ju mund ta bëni këtë”, ka thënë 29-vjeçari

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...