Sanchez në dyshim për El Clasico

dardanmiftari | Thursday, April 19, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Barcelonës, Alexis Sanchez, mund të mos jetë në gjendje që të luajë ndaj Real Madridit në El Clasicon vendimtar të sezonit që zhvillohet në Camp Nou.

Siç raporton Sport, kiliani pësoi një dëmtim në sfidën ndaj Chelseat, pas të cilit është vënë në dyshim për ndeshjen ndaj Real Madridit.

Sidoqoftë, gjithçka do të konfirmohet të premtën kur Sanchez pritet t’u nënshtrohet testeve mjekësore para sfidës kruciale për katalanasit.

Barcelona pret Real Madridin të shtunën në ora 20:00 në Camp Nou për sfidën super planetare që mund të vendosë shumë gjëra në luftën për titull në La Liga.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...