Chicago më i mirë se Miami
Pavarësisht se nuk është ndihmuar në masë nga ylli Derrick Rose, Chicago Bulls, ka mposhtur Miami Heat me rezultat 96-86 në kohën shtesë, për të qëndruar në pozitën e parë të Konferencës Lindore.
Rose ka shënuar pikët më të ulëta të karrierës, vetëm dy, duke qenë i saktë në një nga 13 tentimet për shënim dhe nuk u paraqit në çerekun e katërt dhe as lojën shtesë kur Bulls janë mbështetur në rezervat për të shënuar fitore.
LeBron James shënoi 30 pikë dhe Dwyane Wade kontribuoi me 21, por Miami pësoi disfatën e 16-të të sezonit (40 fitore).
Chicago Bulls (45 fitore dhe 14 disfata këtë sezon) tash mbetet katër pikë mbi Miamin me edhe shtatë ndeshje të mbetura deri në fund.
Category: Basketboll
0 Komente