Cristiano Ronaldo ia humb shpresat Barcelonës (VIDEO)

dardanmiftari | Saturday, April 21, 2012 | 0 Komente

Real Madridi ka arritur që më në fund të thyejë tabunë e quajtur Barcelona duke triumfuar me rezultat 2-1 në Camp Nou dhe duke bërë një hap shumë të rëndësishëm drejt titullit të kampionit të Spanjës.
Skuadra mysafire zhvilloi një gjysmë të parë mbresëlënëse duke lënë nën hije ekipin vendas. Gjatë 45 minutave të para, Los Blancos luajtën më mirë në të gjitha pjesët e fushës, ndërkohë që faza ofensive e Blaugranëve heshti.



Pas një krosimi nga këndi, Valdes mbrojti goditjen e Pepes, mirëpo aty ishte Sami Khedira për ta plasuar topin në rrjet dhe për t’ia dhënë avantazhin skuadrës mbretërore (17’).

Një rast për t’u përmendur te katalunasit në fraksionin e parë ishte kur Messi e nxori Xavin ballë për ballë me Casillasin, por mesfushori dështoi të shënonte.Në minutat e para të gjysmës së dytë, Barcelona tentoi të impononte lojën e vet në fushë me posedim të topit dhe me ndërtim të rasteve, mirëpo e kishte shumë të vështirë përballë mbrojtjes së Realit.

Ishte minuta e 70-të kur pas disa tentativave, Blaugranët arritën që ta futnin topin në rrjet, ndërsa realizues ishte Alexis Sanchez.

Mirëpo, nuk kaloi shumë kohë dhe Cristiano Ronaldo u tha të gjithëve në Camp Nou: “Qetësohuni, se unë jam këtu”, duke shënuar golin e fitores (73’). Asistues ishte Mesut Ozil. Në vazhdim të ndeshjes, lojtarët vendas dukeshin të pafuqishëm për të bërë diçka në favor të tyre, ndërkohë që mysafirët kanë mundur ta rritin edhe më shumë epërsinë.

Pas kësaj fitoreje, Real Madridi gjendet shtatë pikë përpara Barcelonës kur kanë mbetur edhe katër javë për t’u zhvilluar në La Liga.

Statistikat e ndeshjes

Golat e ndeshes

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...