Dortmundi kampion i Gjermanisë

dardanmiftari | Saturday, April 21, 2012 | 0 Komente

Me fitoren prej 2-0 kundër Monchengladbachut, Borussia Dortmundi e ka siguruar edhe matematikisht titullin e Bundesligas.
Ishte minuta e 23-të kur Ivan Perisic kaloi vendasit në epërsi dhe me këtë rezultat u mbyll gjysma e parë.

Në gjysmën e dytë që u zhvillua në Signal Iduna Park, Shinji Kagawa e vulosi fitoren (59’).

Kur kanë mbetur edhe dy javë për t’u zhvilluar, Borussia Dortmundi gjendet tetë pikë përpara përcjellësit të parë Bayern Munich dhe shpallet kampion i Gjermanisë për sezonin 2011/2012.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...