Dalglish: E shtuna, një ditë të veçantë
Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, nesër pret një ditë të veçantë me rastin e gjysmëfinales së Kupës FA përballë Evertonit.
Liverpooli nuk ka arritur deri në këtë shkallë të kësaj gare që kur e ngriti trofeun në vitin 2006, dhe Dalglish e di se nuk ka një gjysmëfinale të zakonshme.
“Ndoshta ka diçka më shumë në këtë ndeshje pasi kjo është një derbi lokal. Duket e çuditshme [që dy skuadrat nga Liverpooli] të luajmë derbin lokal në Londër, por secilën që klubet takohen në Londër, të dy grupet e fansave i kanë dhënë një ngjyrë tjetër qytetit”.
“Jam i sigurt se e shtuna do të jetë një rast tjetër kur të dyja klubet do të prezantojnë qytetin e Liverpoolit me shumë krenari. Të dyja klubet i kanë shërbyer qytetit në mënyrë fantastike”, ka thënë Dalglish.
Category: Futboll
0 Komente