Miqësore: Mposhtet Chelsea, fiton Barca

dardanmiftari | Friday, July 30, 2010 | 0 Komente

Jon-Paul Pittman shënoi het-trik Skuadra e Divizionit të tretë anglez, Wycombe, ka shkatërruar kampionin e Anglisë, Chelsea, në një miqësore të rëndomtë parasezonale.
Fakt është që ndeshjet parasezonale nuk janë të rëndësishme, por kur kemi të bëjmë me kampionin e Anglisë, atëherë ndeshjet duhet të fitohen edhe me përbërjen e pestë. Megjithatë, ky nuk ishte rasti me Chelsean.
Pasi shënoi një gol me anë të lojtarit të ri të Chelseat, Djalos (13’), Blutë gjatë pjesës së parë pësuan dy gola nga Rendell (24’) dhe Strevens (36’). Pjesa e dytë ishte e rezervuar për Pittman, i cili bombardoi portën e Chelseat për të shënuar hettrik në minutat 76-të, 77-të dhe 79-të.
Barcelona gjithashtu zhvilloi një ndeshje miqësore ndaj Valerenga Oslo të cilën e fitoi me rezultat 4-2, kurse ndër golashënuesit për Barcelonën ishin V.S. Mata (13’), Maxwell (35’), B. Martinez (51’) dhe Keita (64’).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...