EL: Liverpool dhe Juventus pranë kualifikimit

dardanmiftari | Friday, July 30, 2010 | 1 Komente

Liverpooli dhe Juventusi kanë shënuar fitore respektive me rezultate identike prej 2-0, si mysafirë të Rabotnickit, respektivisht Shamrock Rovers.
Për Juventusin golashënues i dyfishtë ishte Amauri (3’ dhe 75’), që shënon një rikthim të suksesshëm të tij në sulmin Bianconer.
Edhe për Liverpoolin ekzistoi një golashënues i dyfishtë në ndeshjen që u zhvillua në Shkup dhe atë bëhet fjalë për David N’Gog, i cili gjithashtu shënon ringjalljen e tij në fanellën e The Reds me golat në minutat 17-të dhe 59-të.
Edhe Liverpooli edhe Juventusi ndeshjet kthyese i zhvillojnë në terren të tyre, ashtu që këto rezultate i bëjnë mjaft të relaksuar para ndeshjeve kthyese.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

1 comment:

Shkruani Komentin Poshtë...