Kosova ndan në gjysmë Emiratet

dardanmiftari | Friday, July 30, 2010 | 0 Komente

Kosova ka shënuar fitore tejet të thellë ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe në ndeshjen e parë të turneut ndërkombëtar për kombëtare që po zhvillohet në Prishtinë.
Ndeshja përfundoi me rezultat 127:58 për Kosovën, kurse në fushë u pa vetëm një skuadër, ishte ajo përfaqësuesja jonë. Vlen të përmendet fakti, që të gjithë lojtarët e Kosovës edhe ata rezervistë e shijuan ndeshjen. Në palestër nuk ishin të pranishëm shumë shikues, që zbehu ndjeshëm atmosferën e këtij turneu.
Të premtën do të ndeshet përbërja All-Star e kombëtares së Shqipërisë e cila në një tabor do të ketë përbërjen nga Shqipëria dhe tabori tjetër do të përbëhet nga më të mirët e Kosovës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...