Ronaldo: E dua numrin 7

dardanmiftari | Friday, July 30, 2010 | 0 Komente

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka zbuluar dëshirën e tij për të bartur që nga sezoni i ardhshëm fanellën e legjendarit Raul, me numër 7.
“Unë do të doja ta kisha fanellën me numrin 7 dhe jam i sigurt se Raul do të ishte i lumtur nëse unë do ta kisha atë, sepse ai më njeh mua dhe e di si jam dhe çfarë mendoj”.
“Raul gjithmonë ka qenë lojtar i rëndësishëm për Real Madridin. Ai e ka marrë vendimin që iu përshtatej më së miri interesave të tij. Ai është profesionist i madh dhe jam i sigurt se ai do të luajë në një nivel shumë të lartë”, u shpreh Ronaldo për faqen zyrtare të Realit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...