Zyrtare: Mark Hughes trajner i Fulhamit

dardanmiftari | Friday, July 30, 2010 | 0 Komente

Fulhami e ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me ish-trajnerin e Manchester Cityt, Mark Hughes- njofton Associated Press.
Pasi dështoi të siguronte shërbimet e trajnerit të Ajaxit, Martin Jol, skuadra nga Londra perëndimore vendosi që në postin e trajnerit të angazhojë Hughes.
Hughes është konsideruar si trajner i suksesshëm me Walesin dhe Blackburnin, ndërsa u shkarkua në sezonin e dytë te Manchester City, pasi që pronarët e pasur të Cityt filluan të dyshonin në aftësitë e tij për ta futur skuadrën në top-katërshen e Ligës Premier.
Dikur sulmuesi i Manchester Unitedit, Barcelonës dhe Chelseat, zë vendin e tash trajnerit të Liverpoolit, Roy Hodgson, i cili sezonin e kaluar e mbajti Fulhamin në Ligën Premier dhe arriti deri në finale të Europa League.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...