Goli i Khedirës nuk ishte ofsajd (FOTO)

dardanmiftari | Sunday, April 22, 2012 | 0 Komente

Ish-gjyqtari i La Ligas, Raul Garcia de Loza, ka thënë se vendimi i Undiano Mallencos për të pranuar golin e Sami Khediras në El Clasico të shtunën ishte vendim i drejtë.

Kishte polemika pas ndeshjes për golin e Khediras, që i dha epërsinë Real Madridit në pjesën e parë dhe që udhëhoqi Los Blancos drejt fitores prej 2-1, pasi u besua se Khedira ishte në pozicion jashtë loje në momentin e golit dhe se Pepe kishte ndërhyrë në mënyrë të palejuar në një prej lojtarëve të Barcelonës.

“Te goli i parë nuk kishte ndërhyrje nga Pepe, e as Khedira nuk ishte në pozicion jashtë loje. Ai u vë në lojë nga Adriano. Goli i Barcelonës është i rregullt, ashtu sikurse i Ronaldos. Nuk kishte gabime nga gjyqtari. Ai meriton notë të lartë”, është shprehur De Loza.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...