Besart Berisha hero, shpallet kampion i Australisë

dardanmiftari | Sunday, April 22, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi shqiptar, Besart Berisha, ia ka siguruar titullin ekipit të tij Brisbane Roar, me një dygolësh në sfidën kruciale që vendosi titullin ndaj skuadrës Perth Glory.

Besart Berisha ishte fantastik në këtë sfidë, duke shënuar në minutat finale të takimit dy gola të cilët i dhanë ekipit të tij titullin.

Fillimisht Ivan Franjic kaloi në epërsi Perth Gloryn në minutën e 51-të, para se Besart Berisha në minutën e 84 ta barazojë rezultatin.

Në minutat shtesë ishte edhe njëherë sulmuesi shqiptar ai që doli në skenë, duke nxjerrë nje penalti (90 +7’), të cilën ai me sukses e konkretizoi për 2-1, përkundër protestave të mysafirëve për simulim.

Besart Berisha pritet të jetë objektiv i ekipeve më të mëdha evropiane pasi është shpallur po ashtu edhe golashënuesi më i mirë në kampionatin australian me 21 gola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...