Iniesta: Humbja na lëndon shpirtin

dardanmiftari | Sunday, April 22, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, ka pranuar se humbja në El Clascio të shtunën mbrëma ka shkatërruar shpirtin e Blaugranëve, por shpreson për një rikthim jo më larg se të martën ndaj Chelseat.

“Dhemb në shpirt që nuk ishim në gjendje që të luftojmë tutje për La Ligën, por ne duhet ta pranojmë këtë fakt. Titulli praktikisht është i Realit. Dallimi në pikë është i madh dhe janë edhe pak javë të mbetura”.

“Ne e kemi ditur se do të jetë e vështirë, sidomos kur e dimë se ata varen nga vetvetja, por ne tani u kemi dhënë shtytje. Opsioni i vetëm për ne ishte fitorja dhe ata luajtën me atë gjë në kokë. Me një barazim, kur ne luftuam për fitore, ata ishin të kënaqur, kurse kur e shënuan golin e dytë, gjithçka u vështirësua”, ka deklaruar i zhgënjyer Iniesta pas ndeshjes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...