Ramos: Merituam fitoren

dardanmiftari | Sunday, April 22, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka thënë se fitorja ndaj Barcelonës ishte plotësisht e merituar për Los Blancos, por tha se ende nuk ka përfunduar lufta për titull.
“Ne kthehemi në shtëpi me tri pikët e ekipit më të mirë në botë dhe ne besojmë se merituam të fitojmë”.

“Janë edhe katër ndeshje që kanë mbetur për t’u luajtur dhe ne ende kemi nevojë për gjashtë pikë për të fituar matematikisht. Por, realisht, dallimi në pikë ishte jo dhe aq i madh këto javët e fundit e prandaj do t’iu gënjej nëese ju them se nuk kam festuar si i çmendur. Duhet të mbesim të qetë, ende s’kemi fituar asgjë”, ka thënë Ramos.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...