Heynckes ia uron titullin Dortmundit

dardanmiftari | Sunday, April 15, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Bayernit të Munichut, Jupp Heynckes, ia ka uruar para kohe titullin rivalit Borussia Dortmund, pasi njerëzit e Jurgen Klopp mposhtën Schalken dhe ekipi i tij dështoi të fitojë ndaj Mainzit.
“Kam thënë në konferencë për shtyp të premtën se Dortmundi nuk do ta humbë titullin. E shtuna e konfirmoi këtë dhe ata janë kampionë”.

“Më duhet të them se ata janë fitues meritorë të titullit sepse kanë qenë të qëndrueshëm dhe janë fokusuar në ndeshjet e tyre. Ekipi luajti mirë dhe meriton të jetë kampionë. I përgëzoj”, ka deklaruar Heynckes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...