Hodgson: Kënaqësi të fitosh në Anfield

dardanmiftari | Monday, April 23, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i West Bromwich Albion, Roy Hodgson, nuk mendon se fati ishte në anën e tyre në fitoren ndaj Liverpoolit.
West Brom shënoi fitoren e parë në Anfield pas 45 vitesh, falë një goli të shënuar nga Peter Odemwingie në minutën e 75-të të lojës, e 11-ta e sezonit, dhe Hodgson mendon se fitorja ndaj ish-skuadrës së tij ishte e merituar.

“Kënaqësia më e madhe është fitorja në Anfield. Me skuadrën që kemi, me gjithë respektin, nuk mendoj se shumica e njerëzve pritën që ne të fitojmë në Anfield”.

“Ka një dallim të madh në mes të dy skuadrave, jo më pak në aspektin e parave që mund të harxhohen në ndërtimin e skuadrës dhe duke marrë parasysh kualitetin e lojtarëve”.

“Andaj ju duhet të mbani mend se për shumë lojtarë kjo është një detyrë e vështirë. Njerëzit si Luis Suarez, veçanërisht me formën që ai ishte sot, dhe Andy Carroll, të mos përmendim lojtarët të tjerë, kërkojnë shumë nga ju”.

“Ishin tre pikë të shkëlqyeshme të cilat na kanë ngjitur neve në tabelë dhe i kanë bërë tre ndeshjet e fundit ca më argëtuese se sa ata mund të kishin qenë në nëse ne do të kishim humbur sot”, ka thënë Hodgson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...