Xabi: E kontrolluam Barcën

dardanmiftari | Monday, April 23, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso, thotë se ata gjithmonë ishin në kontroll të Barcelonës gjatë derbit të së shtunës.

“Ne kemi treguar se Barcelona nuk është një skuadër e pamposhtur. Ne e mposhtëm një skuadër shumë të qëndrueshme dhe ishte një prej ndeshjeve tona më të kompletuara të sezonit”.

“Ne vërtet ishim shumë të mirë. Çelësi ishte që ne i penguam ata të rikthehen kur ata barazuan 1-1 dhe mësuam t’i kontrollojmë ata mirë gjatë gjithë ndeshjes”, ka thënë Alonso.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...