Marcelo: Eliminohemi kryelart

dardanmiftari | Thursday, April 26, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo, ka shprehur zhgënjimin e ekipit madrilen pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, duke shtuar se liderët e kampionatit spanjoll eliminohen duke qenë kryelart.
“Ne kemi shfaqur paraqitje të jashtëzakonshme në minutat hapëse, por ne nuk kemi arritur ta vendosim në fund. Është pikëlluese, por ne jemi kryelart për shkak se kemi sezon të mrekullueshëm. Ne kemi luftuar, vrapuar dhe bëmë gjithçka për të fituar”.

“Ne kemi pasur rast shumë të mirë për të shijuar finalen. Ne jemi një ekip dhe kur njëri dështon, të gjithë dështojnë. Ne kemi shfaqur performancë të mrekullueshme, ishim luftëtarë, kemi bërë gjithçka për të fituar. Ne kemi punuar shumë dhe për shumë pak kemi pasur nevojë. Ne nuk kemi arritur në finale, por përkundër kësaj jemi ekip i mrekullueshëm. Penaltitë janë sikur lotari dhe ju i humbisni kur nuk keni fat”, ka thënë Marcelo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...