Marchisio: Po vjelim frytet e punës

dardanmiftari | Thursday, April 26, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio, ndjen se puna e madhe e Bianconerëve gjatë sezonit po fillon që të shpaguhet, pasi ata kanë pasur avantazhin para rivalit për titull më shumë se një herë këtë sezon.
“Forma jonë fizike është falë punës që po bëjnë në bazë ditore. Ndoshta jo të gjithë prej nesh e kemi pranuar këtë në fillim, sepse janë përdorur metoda tjera. Sidoqoftë, ne kemi marrë parasysh se sa po shpaguhet kjo dhe tani po i vjelim frytet”.

“Ndeshja ndaj Cesenas tregoi se kurrë nuk bën të nënvlerësoni asnjë ekip. Ndeshja ndaj Romës është dukur e vështirë, por ne mbaruam takimin në pjesën e parë. Ndeshja e të mërkurës është dashur të jetë më e lehtë, të paktën kështu ishte në letër”, ka theksuar Marchisio.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...