Prandelli i impresionuar nga Stramaccioni
Trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, është i impresionuar nga menaxheri i ri i Interit, Andrea Stramaccioni, i cili ka nxjerrë një fitore dhe një barazim në dy ndeshjet e tij të para me Nerazzurrët.
“Do t’i jap komplimente Stramaccionit [kur të takohem me të] pasi ai nuk ka ndryshuar. Ai e transmeton entuziazmin dhe vetëbesimin me saktësi, pasi ai ka mbetur vetja. Vërtet duhet t’i shpreh atij urimet e mia më të sinqerta”.
“Përveç motit... atmosfera këtu është ok, me shumë entuziazëm nga lojtarët. Kjo është ajo çfarë gjithmonë duhet të jetë e pranishme në një skuadër futbolli dhe kjo është ajo që unë po shot sot këtu”, ka thënë Prandelli për faqen zyrtare të Interit.
Category: Futboll
0 Komente