Preziosi: Interi luajti keq

dardanmiftari | Monday, April 02, 2012 | 0 Komente

Presidenti i Genoas, Enrico Preziosi, mendon se Interi nuk duhet të gëzohet pas fitores prej 5-4 kundër ekipit të tij.
Zikaltrit ishin mjaft të kënaqur pas fitores, ndërsa regjia e shfaqte presidentin Massimo Moratti mjaft të lumtur. Mirëpo, Preziosi konsideron se Interi nuk duhet të pranojë katër gola në shtëpi.

“Asgjë nga ajo që bëri Interi sot (e diel) nuk do të më gëzonte, po të isha Moratti do të isha i nevrikosur”.

“Nuk e di pse ishte i lumtur, Interi luajti dobët në gjysmën e dytë. Në përgjithësi, mendoj se luajtën një ndeshje të tmerrshme”.

“Ne nuk shënojmë katër gola madje as kundër ekipeve të vogla!”, citon Ansa fjalët e Preziosit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...