Robben të vazhdojë me Bayernin

dardanmiftari | Monday, April 02, 2012 | 0 Komente

Anësori i Bayern Munichut, Arjen Robben, është pajtuar që të nënshkruajë kontratë të re me klubin deri në vitin 2015- raporton Bild.
Kontrata aktuale e holandezit skadon në verën e vitit 2013, ndërsa në kohët e fundit skuadra të shumta kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

Megjithatë, kthimi i tij në formë në javët e fundit pas një periudhe lëndimesh, ka bërë që bavarezët t’i ofrojnë kontratë të re.

Sipas mediave gjermane, 28-vjeçari do ta nënshkruajë kontratën e re në fund të prillit, duke qenë se aktualisht klubi është i angazhuar në nxjerrjen e rezultateve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...