Terry: Topi nuk e kaloi vijën

dardanmiftari | Monday, April 16, 2012 | 0 Komente

Kapiteni i Chelseat, John Terry, ka pranuar se topi nuk e kaloi vijën në atë që arbitri e quajti gol të Juan Matas në gjysmëfinalen e Kupës FA kundër Tottenhamit.
Blutë fituan me rezultat 5-1 në këtë takim, ndërsa arbitri Martin Atkinson ia fali një gol të paqenë skuadrës së Chelseat.

“Mendova se më goditi mua, të jem i sinqertë. Nuk mendoj se kaloi, mendoj se mbeti jashtë, mirëpo nuk e kam parë në xhirim”, ka thënë Terry për ITV.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...