Zidane u thotë lojtarëve: Do të luani në finale!

dardanmiftari | Tuesday, April 24, 2012 | 0 Komente

Drejtori sportiv i Real Madridit, Zinedine Zidane, u ka thënë lojtarëve të klubit mbretëror se ata do ta eliminojnë Bayern Munichun nga Liga e Kampionëve.
Bavarezët kanë avantazh prej 2-1 nga përballja e parë gjysmëfinale, ndërsa mesfushori i dikurshëm mendon se vetëbesimi i Los Blancos do të jetë vendimtar për kualifikim në finale të Ligës së Kampionëve.

“Mbrojtja e fanellës së Real Madridit është unike. Të mposhtësh një lojtar të shkathët është drithëruese. Të shënon gol në Bernabeu është magjike”.

“Por ka diçka që më lë pa fjalë, është kur je i bindur se do ta fitosh ndeshjen. Atëherë do ta fitosh ndeshjen”, ka thënë francezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...