Aguero: Të denjë për Barcën dhe Realin

dardanmiftari | Thursday, May 24, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, ka thënë se ai nuk e ka në plan që të largohet nga Manchester City gjatë verës dhe ka thënë se klubi anglez së shpejti do të mund të krahasohet me Real Madridin dhe Barcelonën.

“Unë do të qëndroj te City. Unë kam edhe katër vite të mbetura në kontratë dhe jam shumë i kënaqur që jam këtu. Tani për tani, unë nuk dua t’i bashkohem ndonjë klubi tjetër. Planet e mia janë të qëndroj te City, sepse ky klub është i denjë për t’u përballur me Real Madridin dhe Barcelonën”.

“Unë jam i bindur se City do të jetë në nivelin e tyre”, është shprehur Aguero.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...