“As paratë e Cityt s’e largojnë Messin”

dardanmiftari | Thursday, May 24, 2012 | 0 Komente

Anësori i Manchester Cityt, Pablo Zabaleta, beson se as miliardat e Manchester Cityt nuk do të jenë në gjendje që ta bindin yllin argjentinas të Barcelonës, Lionel Messi, që të kalojë në Ligën Premier.

“Është e vështirë ta shohësh Messin duke u larguar nga Barcelona. Në futboll ju kurrë mos thuani kurrë, pasi futbolli ndryshon shpejt. Por, në të ardhmen e afërt nuk besoj se ka gjasa të largohet Messi nga Barca”.

“Ai është aq i mirë. Nëse Messi është në ekipin tuaj në stërvitje, ju zakonisht fitoni”, ka thënë Zabaleta.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...