Balotelli dëshiron të qëndrojë te City
Sulmuesi i Manchester Cityt, Mario Balotelli, pret që ta vazhdojë karrierën në Etihad Stadium pas triumfit në Ligën Premier.
Për shkak të sjelljeve kontroverse, është pritur që italiani të largohet nga City, megjithatë duket se ai nuk e planifikon largimin.
“Shumë njerëz flasin. Shumë njerëz flasin keq për mua. Dhe tash ata duhet të heshtin. Kjo është çfarë duhet të bëjnë”.
“Man City është një klub i shkëlqyer, një skuadër e shkëlqyer, me bashkëlojtarë të shkëlqyer. Nuk e shoh të ardhmen time larg nga këtu, prandaj mendoj se do të qëndroj këtu”, ka thënë Balotelli për Sky Sports.
Category: Futboll
0 Komente