Barca ruan interesimin për Javi Martinez
Barcelona raportohet se vazhdon të jetë e interesuar për të nënshkruar me Javi Martinez edhe pse Athletic Bilbao kërkon jo më pak se 30 milionë euro për lojtarin.
Sipas El Mundo Deportivo, Blaugranët janë të joshur nga aftësitë e lojtarit, me 23-vjeçarin që mund të luajë më i tërhequr në mbrojtje si edhe në mesfushë.
Barca e sheh Martinez si një zëvendësim ideal për Seydou Keita, i cili pritet të largohet nga Camp Nou këtë verë.
Katalanasit nuk janë të gatshëm të mbulojnë klauzolën blerëse të lojtarit që kap vlerën e 40 milionë eurove, megjithatë shpresojnë se 10 milionë më pak se kjo do të mjaftonin.
Për Martinez raportohet se janë të interesuara edhe disa skuadra të Ligës Premier, mes të cilave edhe dy rivalët për titull, Manchester United dhe City.
Category: Futboll
0 Komente