Wenger: Do ta sigurojmë vendin e tretë

dardanmiftari | Friday, May 11, 2012 | 0 Komente

Arsene Wenger është i bindur se skuadra e tij mund ta sigurojë përfundimin në top tresh dhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve këtë vit, kur ata dotë përballen me West Bromin në ndeshen e fundit të sezonit.

Topçinjtë aktualisht pozicionohet në tretët, me Tottenhamin dhe Newcastle që ndjekin me një, respektivisht dy pikë, dhe që të dyja do të presin një gabim të Topçinjve për të kapur pozitën e tretë.

“Para kësaj ndeshje ne ishim në një pozitë fantastike dhe, nëse fitojmë, ne nuk kemi nevojë të shikojmë në asgjë tjetër. Ne duam të përfundojmë të tretët”.

“Për shumë kohë këtë sezon fati jonë nuk ka qenë në duart tona, por tash është. Ne duhet të shikojmë në këtë ndeshje të fundit si një mundësi dhe duhet ta shfrytëzojmë atë”.

“Ne kemi pasur ditë të fundit si kjo edhe më herët, ndeshje në të cilat kemi luajtur për tituj, ose për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve. Ne jemi mësuar të përballemi me këtë”, ka thënë francezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...