Bayerni apo Chelsea, kush fiton sonte?

dardanmiftari | Saturday, May 19, 2012 | 0 Komente

Do të jetë përballja e gjigantëve të heshtur. Përballja e dy armatave të mençura, që në rrugë drejt finales shpartalluan ekipet me futbollistët më të mirë të globit. Me shumë meritë të dyja gjenden në betejën përfundimtare. Pancerët gjermanë të Bayernit të Munichut do të kenë punë me ideologjinë taktike italo-angleze të Chelseat të drejtuar nga Roberto Di Matteo, në finalen e madhe që zhvillohet në Allianz Arena.



Të dyja ekipet vijnë nga forma jo e mirë në kampionatet lokale, teksa të dyja ekipet po ashtu përballen me mungesa të ndjeshme në formacion për shkak të suspendimeve.




Te Bayerni mungojnë Holger Badstuber, David Alaba dhe Luiz Gustavo, teksa te Chelsea mungojnë për shkak të suspendimeve lojtarë kyç si John Terry, Branislav Ivanovic, Ramires dhe Raul Meireles.


Formacionet e mundshme:





Fakte tjera interesante:


Bayerni i Munichut i ka fituar 13 nga 14 ndeshjet e fundit në Allianz Arena në të gjitha garat, duke barazuar një tjetër.


Nëse bavarezët triumfojnë sonte mbrëma, atëherë ata do t’i bashkohen Liverpoolit si klubi i tretë me i suksesshëm në historinë e garës më prestigjioze evropiane me pesë trofe të fituar.


Klubi gjerman do të jetë i pari që do të përfitojë nga terreni vendas në finale, pas avantazhit që pati Roma ndaj Liverpoolit në Stadio Olimpico në vitin 1984.


Një fitore e Bayernit do ta bënte trajnerin Jupp Heynckes vetëm trajnerin e katërt që fitoi dy tituj të Ligës së Kampionëve me dy ekipe të ndryshme pas Ernst Happelit, Ottmar Hitzfeldit dhe Jose Mourinhos.



Chelsea ka fituar vetëm një ndeshje këtë sezon në udhëtim në Ligën e Kampionëve dhe tashmë e ka humbur një sfidë të zhvilluar në Gjermani: me rezultat 2-1 ndeshjen ndaj Bayer Leverkusenit.


Klubi anglez ndaj skuadrave gjermane në sfidat e zhvilluara në Gjermani ka rekord të ‘zi’, vetëm një fitore, një barazim dhe katër humbje.


Forma e të dyja klubeve është e njëjtë – në pesë ndeshjet e fundit kanë nga tri fitore dhe dy disfata.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...