“Thiago Silva ka shumë ofertues”

dardanmiftari | Saturday, May 19, 2012 | 0 Komente

Thiago Silva edhe pse ka thënë se nuk do të largohet dhe edhe pse nga Milani është deklaruar i pa shitshëm, duket se po tërheq interesim të jashtëzakonshëm nga klubet e mëdha evropiane, gjithnjë sipas Adriano Gallianit.

Pas një sezoni katastrofal të skuadrës Rossonere, shumë besojnë se Thiago Silva do të shkojë drejt një klubi të madh jo italian, ndërsa këtë teksa e konfirmon Galliani, menjëherë hedh poshtë mundësinë e shitjes së brazilianit.

“Më duhet t’i rezistoj interesimit për Thiago Silvan. Janë shumë klube përreth Evropës që janë në gjendje të bëjnë gjëra të çmendura për brazilianin”, ka thënë Galliani për Tuttosport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...