Buffon: Gjithmonë bardhezi
Portieri italian, Gianluigi Buffon, e ka bërë të qartë se e ardhmja e tij do të jetë gjithmonë me Juventusin.
Që nga transferimi te Zonja e Vjetër në vitin 2001, Gigi ka qenë pjesë vitale e Bianconerëve, mirëpo edhe pse kontrata e tij skadon në vitin 2013, ai ka thënë se do të vazhdojë me Juven.
“E ardhmja ime gjithmonë do të jetë e ngjyrosur bardhezi”.
“Ende kemi shumë objektiva për të arritur, përkundër gjithë këtyre Scudettove që kemi fituar gjatë viteve”, ka thënë gardiani për Radio Deejay.
Category: Futboll
0 Komente