Bayerni nuk e fiton as Kupën
Pas titullit të Bundesligas, Borussia Dortmundi ka rrëmbyer edhe një trofe tjetër – atë të DFB Pokal, duke mposhtur rivalin kryesor Bayern Munich me rezultat 5-2.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë e fitoi që në gjysmën e parë finalen e zhvilluar në Olympiastadion në Berlin.
Porsa filloi ndeshja (3’), Shinji Kagawa i paralajmëroi baverezët se çfarë i priste duke e hapur serinë e golave.
Mario Gomez u ndal në mënyrë të parregullt në zonë nga portieri Weidenfeller, ndërsa penaltinë e akorduar e shndërroi në gol Arjen Robben (25’), për t’i barazuar shifrat.
Arbitri akordoi penalti edhe në favor të skuadrës tjetër, ndërsa Mats Hummels riktheu epërsinë e Dortmundit (41’).
Në minutat shtesë të pjesës së parë (45’+1), Robert Lewandowski e bëri të qartë se kush do ta fitonte Kupën.
Me golin e dytë personal, Lewandowski veçmë e vulosi fitoren e BVB (58’) duke i lënë pa shpresë lojtarët e Bayernit.
Franck Ribery e shënoi golin e dytë të klubit nga Munihu (75’), mirëpo Robert Lewandowski kompletoi het-trikun e tij për ta vendosur edhe rezultatin përfundimtar të takimit.
Kështu, Borussia Dortmundi e mbyll sezonin 2011/2012 me dy trofe në sirtar, ndërsa Bayern Munichu do ta kërkojë trofeun e vetëm të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve përballë Chelseat.
Category: Futboll
0 Komente