Gattuso dëshiron të kthehet te Rangers

dardanmiftari | Saturday, May 12, 2012 | 0 Komente

Legjenda e Milanit, Gennaro Gattuso, shpreson që të bartë sërish ngjyrat e ish-klubit të tij, Rangers.

Mesfushori italian njoftoi të premten se nuk do të luajë më në San Siro, megjithatë nuk planifikon të pensionohet, por është shprehur i hapur që të rikthehet në Skoci.

“Ta mbyll ku kam filluar, do të ishte një zgjedhje e zemrës ndaj atyre që më lejuan të bëhesha lojtar”, u ka thënë Rino gazetarëve, duke shtuar se megjithatë vështirë se mund të ndodhë kjo për shkak të gjendjes financiare të klubit.

34-vjeçari ka regjistruar 34 paraqitje për Rangers gjatë sezonit 1997/1998 duke shënuar tre gola.

Më pas ai u transferua te Salernitana, ndërsa në vitin 1999 atë e bleu Milani, skuadër me të cilën ka regjistruar 467 paraqitje dhe ka fituar trofe të rëndësishme, mes tyre dy herë Ligën e Kampionëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...