Haye dhe Chisora të përballen në korrik

dardanmiftari | Tuesday, May 08, 2012 | 0 Komente

Boksierët e kategorive të rënda, David Haye dhe Dereck Chisora, do të përballen në ring më 14 korrik në Upton Park të Londrës, vetëm disa muaj pas përplasjes së tyre jashtë ringu në Gjermani.

Asnjëri prej tyre aktualisht nuk ka licencë britanike të boksimit: Chisoras iu mor licenca pasi humbi titullin në duel me Vitali Klitschko dhe më pas u përplas me Haye në konferencën e shtypit pas duelit, derisa Haye zbuloi pensionimin pas disfatës nga Wladimir Klitschko verën e kaluar dhe si pasojë hoqi dorë nga licenca.

Sidoqoftë promovuesi Frank Warren ka shmangur Bordin Britanik të Boksit dhe përplasja e Londrës do të miratohet nga Federata e Boksit e Luksemburgut.

“Para se çdokush të fillojë të bërtasë, më lejoni të shpjegoj se asociacioni i Luksemburgut është krijuar në vitin 1922, shtatë vite para Bordit britanik. Ata e kanë dhënë miratimin për sfidën dhe kjo do të zhvillohet në Upton Park nën autoritetin e tyre”, ka thënë Warren.

Në videon në vazhdim mund të shihni përplasjen mes dy boksierëve në konferencën s shtypit në Gjermani.


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...