Guaita josh interesimin e Barcelonës

dardanmiftari | Tuesday, May 08, 2012 | 0 Komente

Portieri i Valencias, Vicente Guaita, ka joshur interesimin e Barcelonës pas disa paraqitjeve të shkëlqyeshme për klubin e tij këtë sezon, bën të ditur El Mundo Deportivo.

Katalanasit janë duke e monitoruar nga afër situatën e një numri të portierëve, dhe 25-vjeçari Guaita mendohet se është i pari në listën e dëshirave të tyre.

Barca e ka përcjellë Guaitan gjatë gjithë sezonit dhe besohet se portieri ka aftësi të konkurrojë me Victor Valdes për një vend në portën e gjigantit spanjoll.

Guaita vjen nga radhët e akademisë së të rinjve të Valencias dhe e ka bërë debutimin e tij zyrtar me ekipin e parë në tetor të vitit 2008.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...