Botafogo pranë angazhimit të Seedorf

dardanmiftari | Wednesday, May 09, 2012 | 0 Komente

Në fund të sezonit aktual, Clarence Seedorf mbetet pa kontratë me Milanin, ndërsa mediat raportojnë se ai është pranë kalimit te klubi brazilian, Botafogo.

Çështja ka ngecur vetëm te shuma e pagës së 36-vjeçarit, ku pritet të përfshihet edhe sponsori i klubit, Puma.

Kompania Puma planifikon investime afatgjate në tregun brazilian, gjegjësish amerikano-jugor, prandaj është e gatshme që të paguajë një pjesë të pagës së holandezit.

Seedorf pritet ta marrë fanellën me numrin 4 dhe të përfshihet nëpër fushatat reklamuese të Pumas. Lojtari nuk është kundër transferimit në Amerikën Latine, pasi gruaja e tij është braziliane.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...