Enrique drejt largimit?

dardanmiftari | Wednesday, May 09, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Romës, Luis Enrique, do të largohet nga Olimpico pas ndeshjes së fundit sezonale kundër Cesenas – shkruan Corriere dello Sport.

Strategu spanjoll mori drejtimin e Giallorossëve në verën e kaluar, mirëpo ka dështuar të tregohet i suksesshëm.

Sipas Corriere dello Sport, Enrique tashmë i ka njoftuar drejtuesit e klubit rreth largimit të tij, ndërsa zyrtarizimi pritet të bëhet të dielën ose të hënën.

Nëse kjo ndodh, atëherë kandidat kryesor është Vincenzo Montella, i cili ia lëshoi pikërisht Luis Enriques vendin për të shkuar te Catania.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...