Konfirmohet transferimi i Traores te Milani

dardanmiftari | Wednesday, May 09, 2012 | 0 Komente

Nancy ka lëshuar një komunikatë në faqen zyrtare për të treguar se Bakaye Traore do t’i bashkohet Milanit këtë verë.

Sipas njoftimit, mesfushori ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Rossonerët, të cilët do ta marrin me parametrat zero.

27-vjeçari njoftoi të martën rreth transferimit dhe u shpreh mjaft i lumtur që do ta veshë fanellën e Milanit.

Traore, i cili është kërkuar edhe nga Newastle dhe Marseille, thuhet të ketë arritur marrëveshje me kuqezinjtë që kah mesi i prillit, mirëpo ka pritur që Nancy ta sigurojë qëndrimin në Ligue 1 dhe më pas ta bëjë njoftimin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...