Danimarka do të jetë kërcënim në Evropian
Përfaqësuesja e Danimarkës do t’i vë në vështirësi kundërshtarët në Kampionatin Evropian – ka thënë portieri Thomas Sorensen.
Danimarka bën gara në Grupin B së bashku me Gjermaninë, Holandën dhe Portugalinë, dhe konsiderohet ‘më e dobëta’ në grup, mirëpo gardiani i Stoke Cityt mendon ndryshe.
Sorensen është i vetëdijshëm për kundërshtarët, megjithatë pohon se nëse kombëtarja e tij luan në nivel optimal, atëherë do t’u shkaktojë probleme përfaqësueseve favorite.
“Është lojë e krisur, ndërsa ne do të shkojmë atje për të bërë ndonjë trazim”, ka thënë portieri.
Category: Futboll
0 Komente