Vilanova nuk është një Guardiola i dytë
Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, mendon se nuk do të ishte e drejtë të pritej që Tito Vilanova ta përsërisë suksesin e Pep Guardiolas duke i fituar të tre titujt që në sezonin e parë.
“Tash është rasti i tij, mirëpo ne nuk mund të mendojmë se ai është një Guardiola i dytë. Secili trajner ka stilin e tij dhe karakteristikat”.
“Ne nuk mund të presim që ai ta përsërisë tripletën në vitin e tij të parë”.
Të gjithë lojtarët duhet të jenë në anën e tij, ta mbështesin dhe t’i ndihmojnë”, ka thënë Iniesta për La Vanguardia.
Category: Futboll
0 Komente