Del Piero: Dua të shkruaj historinë

dardanmiftari | Sunday, May 20, 2012 | 0 Komente

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka thënë se ai dëshiron të shkruajë një faqe të re të historisë së gjigantit italian Juventus, me një fitore në ndeshjen e tij lamtumirëse ndaj Napolit në finalen e Coppa Italias.

“Deri tani gjithçka ka qenë fantastike dhe e pa përshkrueshme. Unë shpresoj që të shkruaj një faqe të re të historisë ndaj Napolit me një fitore së bashku me bashkëlojtarët e mia”.

“Unë jam i fokusuar për të arritur fitoren dhe nuk dua të largoj mendjen nga ky qellim. Gjëja e rëndësishme është që të mendoj për të dielën dhe të fitoj. Më pas do të ketë pushime dhe gjithçka tjetër. A do të luaj në Katar? Prisni deri të hënën”, ka deklaruar Del Piero.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...